Sht, Dhj 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Mbjellja e thojnëve, a mund ta shkaktojë manikyri sëmundjen e kancerit?

Xheli i manikyrit thahet në çast, është elastik dhe zgjat deri në një muaj.

Megjithatë, ato tipsa të shkëlqyera dhe të forta mund të vijnë me rreziqe – të tilla si infeksionet, plakja e lëkurës dhe kanceri.

Studimet mbi manikyret e xhelit janë të pakta, kryesisht duke pasur parasysh se teknika ndryshon shumë në mes të salloneve.

Por dermatologët sugjerojnë marrjen e masave paraprake për të mbrojtur veten në të dy mënyrat.

CILAT JANË RREZQET?

Manikyrët e xhelit vendosen duke përdorur llambat LED që lëshojnë rrezet UVA.

Ndërsa rrezet UVB mund të ju japin një djegie (si nga dielli), UVA është lloji përgjegjës për plakjen, dëmtimin e lëkurës dhe kancerin.

Edhe pse ka studime të shumta mbi manikyrët e xhelit, është e vështirë të përcaktohet se si reflektojnë në jetën reale.

“Problemi’ për të kuptuar se sa të rrezikshëm janë xhelet”, thotë Dr. Adigun “është se nuk ka standardizim se si ky trajtim kryhet nga salloni në salon”.

Ajo që ne dimë për rrezikun e kancerit të lëkurës bazohet në diellin, jo në llampat LED të vendosura në distanca të ndryshme nga duart tona, një herë në vit, një herë në jetë, një herë në muaj ose edhe çdo dy javë.

“Askush nuk mund të qëndrojë mbi kokën tuaj duke thënë: “Kaq kohë mjafton” në sallon”, thotë Dr Adigun. “Shumica ndoshta po marrin një dozë shumë më të lartë se sa ne shohim në studime”.

KUSH ËSHTË MË NË RREZIK?

Përsëri, ne nuk e dimë vërtet. Por ka disa faktorë ndërmjetësues.

Gjenetika, pigmentimi dhe historia e kancerit mund të luajnë një rol – si çdo gjë që rrit rrezikun e kancerit të lëkurës.

Mjekimi është një tjetër gjë për të cilën duhet të jeni i vetëdijshëm, dhe diçka që shumë njerëz nuk mund ta mendojnë, thotë Dr. Adigun.

Disa lloje të kimioterapisë ose antibiotikëve mund t’ju bëjnë më të ndjeshëm ndaj rrezet UVA dhe efektet e tyre.

Është e arsyeshme që ata që marrin një sasi të tepërt të xhelit në muaj, do të jenë në rrezik më të lartë për shkak të ekspozimit të përsëritshëm të UV.

“Përfitimi i manikyreve të xhelit është se ato zgjasin për disa javë, kështu që shumica e njerëzve nuk kanë nevojë t’i marrin ato më shpesh se një herë në muaj,” tha ai.

Ka disa teknika të njohura që shërbejnë për mbrojtje nga xhelët.

Më të zakonshmet janë: dorashkat dhe kremi mbrojtës.

Dr. Adigun rekomandon të parën.

“Unë rekomandoj që të mbuloj lëkurën, nuk më intereson nëse është dorezë, një shall, çfarëdo qoftë ajo, por diçka që është mbrojtëse kundër rrezeve UV,” thotë Dr. Adigun.

Ka shumë çështje sa i përket përdorimit të kremit mbrojtës, thotë ajo.

Së pari, “shumë prej tyre u duhen 20 minuta që të jenë efektivë, dhe askush nuk do ta vendosë atë, pastaj të presë 20 minuta”.

Së dyti, e gjithë procedura e manikyrit me xhel nuk garanton qëndrimin e kremit mbrojtës pasi që ai mund të fshihet gjatë vendosjes së tipsave.

Së fundmi, dhe ndoshta më e rëndësishmja: kremi mbrotjës nuk u miratua për përdorim nën llampat LED.

“Të gjithë kremërat janë testuar nën rrezet e ngjashme me ato të emetuara nga dielli”, shpjegon Dr. Adigun.

‘Niveli i emetuar nga llampat UVA është shumë më i lartë se dielli ynë, kështu që nuk e di nëse do të ishin efektive’.

Dr. Zeichner gjithashtu rekomandon doreza, por ai nuk është kundër idesë së kremërave mbrojtës.

“Sigurohuni që të aplikoni një krem mbrojtës të lartë SPF në perimetër më të gjerë, duke përfshirë lëkurën rreth thonjve, për tu mbrojtur nga drita UVA”, tha Dr. Zeichner./Familja Jonë

Tags:

Lajme te ngjajshme

No Related Article

Youtube

Arkiva

Kategoritë