Gjatë ditës së djeshme, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë realizuar 6 lindje.
Përveç lindjeve, spitali ka ofruar edhe një sërë shërbimesh të tjera për pacientët. Sipas të dhënave, janë kryer 440 vizita specialistike, ndërsa 43 pacientë janë pranuar për trajtim.
Aktualisht, në spital janë të shtrirë 200 pacientë.
Në laboratorë, 249 pacientë kanë kryer gjithsej 3,627 analiza. Po ashtu, janë realizuar 13 operime të suksesshme dhe 37 dializa.
Shërbimet diagnostike përfshijnë 120 incizime me rëntgen, 42 ekzaminime me ultrazë dhe 18 MRI. Gjithashtu, janë kryer 4 ehokardiografi, 4 ergometri dhe 5 kolonoskopi.
Në kuadër të rehabilitimit, janë ofruar edhe 49 shërbime fiziatrike.













