Enj, Qer 17, 2021
Banner Top
Banner Top
I mbani ilaçet në frigorifer? Kujdes sepse mund të bëni gabim!

Besojmë se nuk ka familje që nuk ka ilaçe në shtëpi e disa prej tyre i ruajmë në frigorifer me idenë se po i ruajmë siç duhet.

Në çdo rast, të gjithë duhet të dinë rregullat kryesore për ruajtjen e tyre, pasi shpesh gabojmë me sukses. 

Disa medikamente duhet të ruhen në temperatura të ulëta dhe frigoriferi është vendi më i mirë për këtë.

Megjithatë, dyert nuk janë alternativa më e mirë.

Temperatura e dyerve është disa gradë më e lartë dhe luhatet sepse ato hapen aq shpesh.

Pra, është më mirë nëse krijoni një vend të veçantë për medikamentet tuaja, tek raftet e brendshme të frigoriferit. 

Me qëllim të mbrojtjes së medikamenteve nga luhatjet e temperaturës dhe lagështia ato duhen mbajtur në një enë të mbyllur. 

Por mos i vendosni shumë pranë pjesës së prapme të frigoriferit sepse medikamentet e lëngëta mund të ngrijnë, gjë që mund të jetë e dëmshme.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë