Një 85-vjecar nga komuna e Malishevës nuk ka mundur t’u mbijetojë lëndimeve të marra pas djegies së shtëpisë.
Mësohet se personi në fjalë ka qenë brenda shtëpisë, në momentin kur ajo ka marrë flakë, dhe nuk ka pasur mundësi të dalë, transmeton Indeksonline.
Ekipi i zjarrfikësve ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme për shuarjen e zjarrit, ndërkohë që gjatë kësaj pune e kanë gjetur edhe trupin e 85-vjecarit dhe e kanë dërguar në QKMF të Malishevës.
Sipas mjekut kujdestar, viktima ishte sjellë pa shenja jete në emergjencë.
Shkaktarët e atij zjarri ende nuk dihen, por nga kjo flakë janë përfshirë të tri katet e shtëpisë.