Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Lidhja mes trashjes së gjakut dhe koronavirus

Përderisa përmenden dëmet që vinë si pasojë e infekimit me coronavirus, theksohet edhe ai i koagulimit apo trashjes së gjakut.

Me koagulim nënkuptojmë trashjen e gjakut, dhe është mënyrë e përdorur nga organizmi për ta parandaluar gjakderdhjen. Por nëse ndodh ndonjë çrregullim dhe një sasi e gjakut të trashur shkëputet dhe qarkullon, atëherë edhe qarkullimi i gjakut nëpër organe do të ndërpritet dhe shkaktohen shqetësime shëndetësore deri në sëmundje.

Te mushkëritë ky çrregullim shkakton embolizëm pulmonar, ndërsa në tru ishemi.


Lidhja mes trashjes së gjakut dhe Covid-19

Studimet e realizuara për këtë shqetësim kanë arritur në përfundim se çrregullimet në organizëm dhe simptomat e rënda nga Covid-19 kanë ardhur si rezultat i trashjes së gjakut. Mpiksja u vërejt më shumë te këmbët për shkak të pozitës së shtrirë që mbajnë pacientët në spital.

Barnat për hollimin e gjakut e ulin këtë rrezik por e rrisin rrezikun e gjakderdhjes, që do të thotë se ato nuk janë alternativa ideale për pacientët që përballen me rrezik të lartë.

Si metodë më e mire për parandalim është veshja e çorapave të ngushta, të cilat lejojnë të qarkulloj vetëm gjaku normal.

Tjetër mënyrë është lëvizja, por nëse ju duhet të qëndroni shtrirë atëherë shtendosni muskujt për ta lehtësuar qarkullimin e mirë.

Nëse vëreni ënjtje te gishtat dhe këmbët konsultohuni me mjekun./NetDoktori

Youtube

Arkiva

Kategoritë