Pre, Dhj 13, 2024
Banner Top
Banner Top
Libri i kësaj jave “100 Best Health Foods”

Këtë javë libraria Dukagjini në Prishtinë na propozonë librin ”
100 Best Health Foods

Një libër nga botuesi Parragon Books, i cili përmban një sasi të konsiderueshme të këshillave se cilat ushqime janë të shëndetshme.

Është e vërtetë që çdo njëri përfiton diçka nga dietat e shëndetshme, por prapë se prapë cilat janë ato ushqime që janë të pasura me karbohidrate dhe vlera ushqyese të cilat ju nevojiten trupit tuaj mund t’i gjeni tek ky libër.

Një libër i cili ju ofron receta të ndryshme për të krijuar shprehi të gatuarit në mënyrë të shëndetshme dhe për t’iu ofruar këshilla dhe informacione se si të gatuani ushqim për të cilin trupi juaj ka nevojë.

Disa lloje të ushqimeve që përfshihen tek kapitujt e këtij libri janë:

Pemë dhe Perime
Peshku dhe ushqimet e tjera të detit
Fasule dhe bathë të tjera

Përveç të tjerash, ky libër përfshin informacione edhe fakte për vlerat ushqyese që ofrojnë këto ushqime të cekura më lartë, duke përfshirë këtu edhe receta të tjera për përgatitjen e lëngjeve organike me fruta, supë, sallata të ndryshme me salcë organike, e të tjera.

Duke gatuar me udhëzimet e këtij libri, gjithçka do të jetë më e lehtë, më e shëndetshme, dhe më e shpejtë! /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë