Enj, Maj 19, 2022
Banner Top
Banner Top
Kur mund t’i inkuadrohen lojërat elektronike fëmijës si pjesë e edukimit ? – përgjigjet psikologu Visar Sadiku

Në këtë të shtunë në emisionin Familjajonë, i ftuar ishte psikologu Visar Sadiku, me të cilin u diskuta rreth lojrave elektronike dhe ndikimin e tyre në zhvillimin e fëmijëve.

Sipas psikologut Sadiku, mosha e duhur për t’i inkuadruar lojrat elektronike në edukimin e fëmijeve, është periudha kur fëmija fillon shkollën, por ky proces sipas tij duhet të vazhdojë ngadalë dhe me kujdes sepse jo gjithë lojrat janë të dëmshme dhe jo të gjitha profitabile

“Koha kur fëmija mund të shkojë në shkollë mund të jetë koha e përshtatshme në të cilën ne në mënyrë të ngadalshme dhe të kujdesëshme mund të integrojmë pjesë të vogla të lojrave elektornike në edukimin e tyre, mirëpo duhet edhe ta kuptojmë në thelb se çka do të thotë lojra elektronike, sepse jo të gjitha janë të dëmshme dhe jo të gjitha profitabile”, shpjegoi Sadiku.

Sa i përket ndikimit të lojrave garuese te fëmijët të moshës madhore 6 vjeç, Sadiku tha se ekspozimi i tepërt i fëmijeve para këtyre lojrave ndikon në lëvizje të pakontrollueshme në përditshmërinë e tij, mirëpo nëse fëmijës i ekspozohen këto lojra në një interval të caktuar kohorë, atherë atij mund të i ngritet motivi edhe në shkollë.

“Fëmiu duke u munduar të i përcjellë imazhet dhe duke nxitur karakterin e konkurrencës ai do të përdorë kapacitet e veta për të arritur limitin të cilin loja e ka vendosur dhe si rrjedhojë përpjektët qojnë deri në lëvizje të shpejta të syve duke i përcjellur në thelb të gjitha lëvizjet e karakterit ngjyrat dhe tingujt dhe hiperstimulohet nervi optik, i cili na jep sinjale të fuqishme elektrike i cili më vonë pasi ta kemi përfunduar lojën, do të shkaktojë lëvizje më tepër se sa në kushte të zakonshme”, tregoi Sadiku

Për më shumë informacione ndiqeni intervistën e plotë në faqen e Familjajonë në Youtube dhe Facebook./familjajonë.

https://www.facebook.com/familjajoneks/videos/362490635928727

Arkiva

Kategoritë