Sht, Tet 23, 2021
Banner Top
Banner Top
Kujdes: Rriqrat janë përhapur shumë

Përgjatë 2 mujorit të fundit në urgjencën e Spitalit të përgjithshëm të Pejës, janë paraqitur gjithsejtë 100 raste të pickimit nga rriqrat.

Shefi i departamentit të urgjencës në Spitalin e përgjithshëm të Pejës Dr. Besnik Ibraj, tha se përgjatë 2 mujorit të fundit 100 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e pickimit nga rriqrat.

Sipas shefit Ibraj, të gjitha rastet e paraqitura janë trajtuar me sukses nga ekipi urgjencës, sepse siç tha ai, asnjëri nga këto rastet nuk ka qenë i komplikuar.

“Gjatë këtij 2 mujori të fundit në urgjencën e Spitalit janë paraqitur 100 raste të pickimit nga rriqrat. Të gjitha këto raste janë trajtuar me sukses nga ekipi i urgjencës sepse asnjëri rast nuk ka qenë i komplikuar, për të vazhduar me trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, tha Dr. Besnik Ibraj, duke u bërë thirrje qytetarëve që në raste të tilla të lajmërohen menjëherë në spital dhe të marrin trajtimin adekuat dhe asesi ti heqin rriqrat në kushte shtëpie.

“Secili qytetar që pickohet nga rriqra është i detyruar të drejtohet në spitalin më të afërt dhe ti nënshtrohet trajtimit adekuat – kirurgjik, për heqjen e rriqrës dhe asesi nuk guxon që një gjë të tillë ta bëjë në kushte shtëpie”, tha Dr. Ibraj, duke iu rekomanduar qytetarëve që ti shmangen qëndrimit në natyrë pa rroba të gjata, të qëndrojnë larg kafshëve të cilat janë bartës potencial të rriqrave dhe të kujdesen maksimalisht për higjienën personale të trupit.

Për fund, Dr. Besnik Ibraj, i ka këshilluar të gjitha nënat, që përgjatë këtij sezoni të jenë më të kujdesshme për fëmijët e tyre, siç tha ai, çdo mbrëmje duhet ti kontrollojnë fëmijët për të shikuar se mos ndoshta janë pickuar nga rriqrat.

Burimi: Gazeta “Zarfi”,

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë