Enj, Maj 25, 2023
Banner Top
Banner Top
Kryetari i Rahovecit merr masa te reja mbrojtëse

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi sapo ka marr lajmin për 14 persona tjerë pozitivë me COVID 19, ka thirr takim për të shtuar masat mbrojtëse

Ky është njoftimi i tij

Me të marrë lajmin nga IKSHPK, për konfirmimin e 14 rasteve pozitive (13 raste në qytet dhe një në Apterushë) me COVID-19, në komunën e Rahovecit, sonte pas orës 23:00, kemi mbajtur takim me Shtabin e Posaçëm Emergjent, për të diskutuar në lidhje me hapat e mëtutjeshëm për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.

Nga takimi mbajtur dolëm me këto rekomandime:
*Të shtohet aktiviteti i Policisë së Kosovës, Stacionit Policor në Rahovec në të gjitha pikat e kontrollit;
*Të vetizolohen të gjithë rastet e konfirmuara pozitive, poashtu të bëhet edhe gjurmimi i rasteve të kontaktit të tyre;
*Të gjitha bizneset që veprimtarinë e tyre e ushtrojnë në komunën e Rahovecit, me theks të veçantë, marketet dhe furrat, duhet të jenë të pajisur me masa mbrojtëse, në të kundërtën do të gjobiten dhe dënohen;
*Çdo veprim i papërgjegjshëm si grumbullimi i dy apo më shumë personave do të dënohet.

Mos keni frikë sepse situatën e kemi nën kontroll, nuk ka vend për panik, por apeloj që të vetëpërmbaheni.

Kujdes dhe vetëm kujdes!

Mos dil nga shtëpia, mos ia dërgo e as mos ia merr kërkujt COVID 19. Nëse qëndroni në shtëpi, gjasat që të infektoheni janë zero.

#RRINËSHTËPI

SL

Youtube

Arkiva

Kategoritë