Hën, Maj 25, 2026
Banner Top
Banner Top
Kosova dhe Shqipëria organizojnë Seminarin XIX për mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Arsimit e Republikës së Shqipërisë organizojnë Seminarin XIX me mësuesit e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë dhe në mërgatë.

Siç ka njoftuar Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ky seminar do të mbahet në Kosovë, nga data 28 deri më 31 korrik të këtij viti.

Afati i aplikimit për abstrakte është nga 25 maji deri më 9 qershor ndërsa njoftimi për pranimin e abstrakteve do të bëhet nga 12 deri më 15 qershor.

“Dorëzimi paraprak i prezantimeve të plota (Word, PowerPoint etj.) duhet të bëhet deri më 15 korrik 2026.” thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ministria tutje ka treguar se informatat dhe detajet tjera gjenden në këtë LINK.

Youtube

Arkiva

Kategoritë