Mër, Jan 19, 2022
Banner Top
Banner Top
Kontrolli i shpeshte tek mjeku, parandalon sëmundjet

Hulumtuesit në Britani të Madhe,kanë gjetur që personat që kontrollohen tek i njëjti doktor dhe klinikë, kanë më shumë tendencë të jetojnë më gjatë.

Ata besojnë që është tejet e rëndësishme që një person të ketë një mjek që ia di historinë mjekësore. Gjithashtu, sipas hulumtuesve raporti që mund të krijojë një mjek dhe pacienti e bën atë të ndihet më rehat dhe pa stres.

“Kur një pacient kontrollohet tërë kohën tek një doktor, kjo ndikon që të ketë më shumë komunikim dhe rezultat më të mirë”, është shprehur Profesori i Universitetit të Exter, Philip Evans.

Hulumtuesit i kanë studiuar të gjeturat në nëntë shtete, përfshirë SHBA-në, Korenë Jugore e Izraelin – ku kanë rënë në përfundim që lidhja mes mjekut dhe pacientit ndikon drejtpërdrejtë në jetëgjatësinë e këtij të fundit.

Përveç kësaj, ata sugjerojnë që të bëhet parandalimi i sëmundjeve duke u kontrolluar sa duhet tek mjeku dhe klinika juaj. Kontrollimet e rregullta qojnë deri tek zbulimi i sëmundjeve në stade më të hershme e cila qon në shërimin më të lehtë të tyre .

“Spitali Lindja” është vendi i duhur ku ju mund t’i bëni kontrollet e duhura dhe të krijoni historinë tuaj mjekësore me mjekët më të mirë në vend. /Familja Jone

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë