Asociacioni i Pulmologëve të Kosovës dhe Shoqata e Kirurgëve Torakal, ka njoftuar se do të organizojnë Konferencën për Kancerin e Mushkërive.
Konferenca do të mbahet më datën 9 dhjetor në hotelin “Swiss Diamond” në Prishtinë dhe do të jetë e akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës me 6 pikë kredituese.
Pjesëmarrja në këtë konferencë do të jetë falas për anëtarët e dy shoqatave , ndërsa për joanëtarët do të jetë me pagesë prej 10 eurove.











