Mër, Mar 20, 2024
Banner Top
Banner Top
Kirurgjia Maksillofaciale pajiset me ortopan

Pacientët që kanë nevojë për shërbim të ortopanit, tash e tutje mund ta marrin atë në Klinikën e Kirurgjisë Maksilofaciale.

Pacientët që kanë nevojë për këtë shërbim më nuk do të kenë nevojë të drejtohen në institucione private për të kryer rëntgen të kockave të fytyrës, kokës dhe dhëmbëve.

Në kuadër të pajisjes së klinikave me aparaturë moderne, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar dhe Ministria e Shëndetësisë, kanë blerë ortopanin në vlerë prej 64 mijë euro. Në këtë klinikë nuk ishte investuar nga viti 1983.

Për të parë nga afër punën me këtë aparaturë, në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofacile, ishin për vizitë Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, dhe drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, dr.Basri Sejdiu.

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili theksoi se, pas investimeve në aparaturë, po ruhet xhepi i qytetarëve kurse furnizimi ka ndodhur në vazhdën e shtimit të shërbimeve shëndetësore në institucione publike shëndetësore. 
Sipas tij, kjo pajisje lehtëson punë, e ngritë cilësinë e shërbimeve shëndetësore dhe kursen pacientët.

Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, bëri të ditur se do të ketë blerje të aparaturave të reja për të gjitha njësitë e SHSKUK-së, në vlerë rreth 6 milionë eurove, e që do të shërbejnë për modernizim të klinikave dhe njësive tjera në SHSKUK.

Shkëlzen Komoni, kirurg maksillofacial, tha se ortopani 3D jep mundësi të mëdha për diagnostikimin e lëndimeve të pacientëve dhe lehtëson punën.

Përmes kësaj aparature mundësohet edhe CT-ja për regjionin e fytyrës; komplet në 3D, Rezonanca për regjionin e fytyrës dhe shërbime të tjera. /Familja Ime

Youtube

Arkiva

Kategoritë