Të dielën, emisionin “Familja Jonë” e nisim me psikologen klinike Antigona Qenaj Sejdiu, me të cilën flasim për përfitimet e agjërimit në shëndetin mendor.
Në pjesën e dytë, me Dr. Lindita Islami Nallbani, flasim për implantet dentare.
Në bllokun e tretë, i kemi këshillat për shëndetin e syve nga Klinika Gjermane e Syrit.
Nga terreni sjellim detaje rreth pikës më të re të Royal Imaging Center.
Dhe në pjesën e kuzhinës, nutricionistja jonë na sjell një ide për një syfyr të shpejtë e të shëndetshëm.
Për këto dhe shumëçka tjetër, takohemi të dielën në ora 16:00 në Kanal 10.