Emisionin ‘Familja Jonë’ të dielën e hapim me gastroenterologun Dr. Avni Haziri, me të cilin diskutojmë për Ileusin ose bllokimin e zorrëve – shkaqet, simptomat dhe metodat e trajtimit.
Në pjesën e dytë, flasim për larjen e foshnjës dhe produktet ideale për lëkurën e të porsalindurit me mamin Magbule Elezi.
Në bllokun e tretë, flasim për rezultatet e një hulumtimi mbi kënaqësinë dhe përvojat e pacientëve në marrjen e shërbimeve në mjekësinë familjare.
Në rubriken e kuzhinës, nutricionistja dhe dietologia Albulena Shabani Ilazi na sjell një recetë që ndihmon në rregullimin e metabolizmit, veçanërisht për ata që vuajnë nga konstipacioni.
Takohemi të dielën, në ora 16:00, në Kanal 10!