Pre, Tet 11, 2024
Banner Top
Banner Top
Këto simptoma mund të kalojnë në sëmundje të pashërueshme – nëse nuk e vizitoni psikologun

Se çfarë është sëmundje mendore e çfarë veç një simptomë kalimtare prej kohësh ka qenë temë debatesh mes njerëzve e ekspertëve të ndryshëm. Por, psikologët thonë se definicioni për këtë mund të ndryshojë shumë dhe të ndikohet po ashtu nga kultura e një vendi. Për shembull një sjellje që në një shoqëri mund të cilësohet si më normale, në një tjetër konsiderohet simptomë për trajtim.

Gjithsesi, sipas Departamentit për Shëndetësi të Qeverisë Australiane janë afërsisht 300 sëmundje apo çrregullime mendore të cilat janë listuar nga Manuali Diagnostifikues dhe Statistikor i Çrregullimeve mendore

MDSCM është një manual që përdorët nga psikologët dhe profesionistë të tjerë që merren me diagnositifikimin e çrregullimeve mendore.

Por, këto 300 sëmundje janë të përmbledhura në disa grupe kryesore.

Psikologët dhe neurologët tregojnë se janë disa simptoma që mund të dallohen nëse një person ka çrregullime mendore.

Për shembull një nga simptomat më të shpeshta është çrregullimi i humorit, që reflekton tek disa njerëz si depresion e tek disa të tjerë si bi-polaritet të personalitetit.

Gjithashtu një simptomë e shpeshtë edhe ankthi dhe çrregullimet e gjumit.

Simptomat e përmendura më lartë janë një fazë fillestare, të cilat nëse nuk trajtohen nga profesionistët mund të progresojnë në sëmundje të rënda mendore, të cilat është rrezik të kalojnë në stade të pashërueshme, por vetëm mund të kontrollohen me terapi të ndryshme

Këtu bëjnë pjesë sëmundje si skizofrenia, pastaj ajo që quhet si “PTSD”, apo çrregullimet e stresit post-traumatik dhe abuzimi me substanca të ndryshme./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë