Hën, Tet 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Karrota/Recetë për bebe 6+

Gatuar nga:Teuta Pozhegu
Këshilla dhe Receta për Beba&Fëmijë (FB&IG)

Pas 3 ditëshit të parë me një produkt tjetër, bebi shijon ushqimin tjetër i cili është një nga produktet në listën themelore të perimeve bazike sipas parimeve të ushqyerit nutritiv të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Karrota, ka  vlera ushqyese shumë të fuqishme sepse betakarrotina e saj në trup të njeriut shndërrohet me vitaminën A e cila është bazë për shikim më të mirë, lidhje të një varg vitaminash në trupin tonë si Vitamina D dhe E.

Me zierje karrota merr pak shijen e ëmbël dhe pranohet me lehtë se kungullesha në të shumtën e rasteve, mirëpo të rëndësisë së madhe janë të dyja.
Bebi vazhdon të ha pak, por me kalimin e ditëve dhe pranim të shijeve, shujtat rriten dhe kombinimet fillohen.

Karrota nuk është alergjenë i fortë sido çoftë mund të shkaktoje një të tillë andaj mos harroni:

  • Jepet 3 ditë i njëjti përbërës për pranim shijesh dhe reaksion alergjik.
  • Sasia që një bebe në këtë fazë mund të konsumojë është prej 30-80 gramë dhe nuk është shqetësuese sepse si normë e tillë rekomandohet poashtu në udhëzuesin e OBSh’së te principeve të ushqyerit me ushqim të ngurtë të bebet.
  • Pas çdo racioni fëmija duhet ti ofrohet ujë, dhe sasi që një bebe mund të pije mund të varioj nga 10 ml deri në 30 ml për racion, dhe për një bebe që ushqehet me qumësht gjiri nuk është shqetësuese edhe nëse nuk pi ujë mjaftueshëm sepse e zëvendëson përmes qumështit të gjirit
  • Karrota e pazier duhet pasur kujdes dhe të mos jepet bebes në këtë moshë pasi rrezikon ngufatje.

Për çdo shqetësim gjatë dhe pas ushqyerjes së fëmijët tuaj ju lutem drejtohuni pediatrit të fëmijës suaj apo ndihmës përkatëse mjekësore .

Youtube

Arkiva

Kategoritë