Enj, Qer 17, 2021
Banner Top
Banner Top
JO BENSEDIN ME GRUSHTA!

Shkruar nga: Dr. Blerim MyftiuNeurolog

Diazepami (Apaurin, Bensedin), Alprazolami (Xanax, Helex), Bromazepami (Lexilium) janë grup barnash që klasifikohen në kuadër të BENZODIAZEPINËVE, të cilët po të përdoren drejt dhe saktë kanë efekt të mirë terapeutik për çrregullimin e ankthit dhe epilepsinë; mirëpo po të keqpërdoren i hapin rrugë efekteve serioze anësore, varshmërisë dhe madje vdekjes.

Ekipi i studiuesve nga Universiteti i Harvardit ka përcjellë numrin e përshkrimeve të këtij grupi barnash në periudhën 2003-2015 në rreth 386 mijë vizita mjekësore. Gjatë këtyre 13 viteve është konstatuar se numri i përshkrimeve është dyfishuar – nga 3.8% në 2003 në 7.4% në 2015. Derisa specialistët psikiatër nuk e kanë ndryshuar shprehinë e përshkrimit të tyre gjatë këtyre 13 viteve, të gjithë mjekët e tjerë dhe sidomos ata të mjekësisë familjare dhe praktikës së përgjithshme dyfish më shumë kanë përshkruar Diazepam e Alprazolam më 2015-n se sa para 15 vitesh.

Përveç rritjes së numrit të përshkrimeve, shqetësim paraqet edhe rekomandimi i benzodiazepinëve bashkë me opioidët (kodeinë, morfinë, tramadol). Kështu që kombinimi i tyre nga 0.5% është katërfishuar duke arritur në 2% të të gjitha vizitave.

Benzodiazepinët nuk janë zgjidhje për çdo lloj problemi neurologjik apo psikologjik. Ato përdoren në raste të caktuara dhe zakonisht jepen për një periudhë të shkurtër kohore, jo më gjatë se 6-10 javë. Kur çrregullimi i ankthit, depresioni apo epilepsia është kronike, për trajtimin e tyre ekzistojnë barna më të përshtatshme. Kur një person ballafaqohet me problemet e lartpërmendura, atëherë duhet të referohet te specialisti dhe të trajtohet sipas protokolleve të përshtatshme.

BENZODIAZEPINËT JANË LEHTË TË FILLOHEN, POR VËSHTIRË TË NDËRPRITEN! /Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë