Mar, Tet 8, 2024
Banner Top
Banner Top
Jeni mërzitur nga forma e vetullave tatoo që keni bërë, dhe dëshironi formën e mëparshme të tyre ?

Ndërhyrjet estetike po bëhen si moda e veshjeve. Me tendenca me periudha.

Dikur ishte operacioni i hundës, nuk ngeli hundë e famshme(dhe jo vetëm) pa u limuar. Pastaj erdhi në modë zmadhimi i buzëve me botox e fillesa.
Përmirësime dhe intervenimet e tilla vazhduan pastaj me mollëzat e fryra, dhëmbët me bardhësi verbuese,  dhe në fund erdhën edhe vetullat me fije japoneze apo mikroblanding.
Tek kjo pikë, kritizerët patën pak vështirësi, sepse për dallim prej ndërhyrjeve tjera, vetullat nuk është që tregojnë ndonjë ndryshim nga ajo se si ato i kanë vizatuar me laps, vetëm se kjo nuk fshihet së paku 3 vite.

Të gjitha këto detaje bukurie ofrohen edhe në tregun tonë.
Jo vetëm kaq…edhe nëse ju jeni mërzitur nga forma vetullave tuaja, ju mund ti largoni ato duke i kthyer në gjendjen e mëparshme.

Fshirja e tatoove me laser, bëhet me 2 lasera me  Swich Laser dhe IPL me gjatësi të shkurtë valore.

Para se të veprohet me laser, sipërfaqja lyhet me anestetik sipërfaqësorë.

Laseri vepron në thellësi deri ne 4mm, dhe e bënë ndarjen e ngjyrës nga qelizat e lëkurës, pastaj fagocitet i gëlltisin grimcat e ngjyrës duke shkaktuar qelbëzimin në atë vend.

Në shtëpi sipërfaqja trajtohet me Dermazin që e shpejton shërimin e sipërfaqes së trajtuar. Pas 2 muajve bëhet seansa e dytë.

Tatoot profesionale fshihen më shpejt, mund të shkojnë deri në 5 seanca, ndërsa ato amatere, duhet të trajtohen më gjatë.

Tatoot japoneze, në vetulla, trajtohen sikur tatoot profesionale

Fshirjen e tatove në mënyrë profesionale mund ta bëni tek Dr. Besa Humolli nga Drindent.

Youtube

Arkiva

Kategoritë