Ish-presidenti amerikan, Joe Biden i është nënshtruar një operacioni për kancerin e lëkurës, tha zëdhënësi i tij.
Nuk dihet ende se kur i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, por një video nga fundi i gushtit e tregoi atë dule dalë nga kisha në Delaware me një shenjë të madhe dhe të freskët në kokë.
Zëdhënësi tha për Sky, se ai është duke u shëruar mirë.Biden iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale Mohs, e cila përfshin heqjen e një shtrese indesh, ekzaminimin e saj nën mikroskop për të parë nëse ka mbetur ndonjë qelizë kancerogjene dhe përsëritjen e saj nëse është e nevojshme.82-vjeçarit iu hoq nga gjoksi një karcinomë bazale, një nga dy llojet më të zakonshme të kancerit të lëkurës, në vitin 2023.
Mjeku i tij tha në atë kohë se të gjitha qelizat kancerogjene ishin hequr.Në të njëjtin vit, gruas së Bidenit, Jill iu hoqën dy karcinoma bazale nga afër syrit dhe në gjoks.Ish-presidenti zbuloi gjithashtu këtë maj se kishte kancer të prostatës në fazën e katërt – me sëmundjen që i ishte përhapur në kocka.
Artikulli paraprak











