Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Infektohet me koronavirus një zyrtar në Burgun e Dubravës – kontaktet e tij rezultojnë negative

Një zyrtar i Burgut të Dubravës është infektuar me koronavirus dhe është vetizoluar në shtëpinë e tij në Istog.

Katër zyrtar tjera si raste të kontaktit me të infektuarin kanë rezultuar negative, njofton Klan Kosova

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori i Burgjeve të Kosovës, Nehat Thaqi.

“Po është një zyrtar që është infektuar javën e kaluar dhe është vetizoluar në shtëpi”.

“Testet u janë bërë të gjitha kontakteve të tij dhe të gjithë kanë rezultuar negative”, deklaroi Thaqi.

Youtube

Arkiva

Kategoritë