Hën, Nën 23, 2026
Banner Top
Banner Top

Një incident i rëndë ka ndodhur në Spitalin e Përgjithshëm, “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.

Sipas një njoftimi të këtij institucioni, një infermiere dhe dy punonjës të sigurimit u sulmuan fizikisht në Repartin e Ortopedisë.

Tre të sulmuarit kanë marrë trajtim mjekësor.

“Incidenti ka ndodhur teksa po siguronin rrespektimin e hyrjes ne repart dhe mospranimin e personave të pautorizuar” thuhet në njoftimin e Spitali t ë Mitrovicës.

Spitali dënoi rastin dhe kërkoi nga organet kompetente të merren me rastin.

Youtube

Arkiva

Kategoritë