Mër, Shk 4, 2026
Banner Top
Gjatë vitit 2025 mbi 1 mijë fëmijë u hospitaliuan dhe morën trajtim spitalor në Repartin e Pediatrisë së Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë

Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka njoftuar se në vitin 2025 1,167 fëmijë janë hospitalizuar dhe kanë marrë trajtim spitalor për shqetësime të ndryshme shëndetësore.

Po ashtu, sipas këtij njoftimi, vitin e kaluar janë kryer ​40,174 vizita ambulantore pediatrike.

“Objekti i ri dhe hapësirat moderne në Repartin e Pediatrisë, në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, kanë krijuar kushte optimale për stafin mjekësor. Ky investim u ka mundësuar specialistëve dhe infermierëve lehtësimin e proceseve të punës dhe rritjen e vëllimit të shërbimeve shëndetësore.” – ka njoftuar Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë