Një pacient i infektuar me koronavirus i shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK, ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë masat në mënyrë që të mos preken nga ky virus.
“Jam nga Peja. Kam qenë në gjendje të rëndë, por duke falënderuar të gjithë stafit gjendja është përmirësuar. Kujdesuni për familjet, prindërit, pleqtë”.
Duke falënderuar stafin mjekësor të klinikës për punën, ai ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm.
Ai poashtu në Info Magazine të Klan Kosova, i ka kërkuar Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj që të bëjë të pamundurën që ta mbështes stafin në Infektivë”,
“Po bëjnë punë të palodhshme”, tha ai.












