Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
Fëmija i tij tani një doktor, babai me Sindrom Down e vërteton se gjithçka është e mundur

Një nga keqkuptimet kryesore për presonat me Sindromën Down është se nuk mund të kenë fëmijë.

Gratë me sindromë mund të kenë fëmijë pa problem, ndërsa në rastet më të rralla edhe burrat mund të bëhen baballarë.

Jad Issa, një burrë me Sindromën Down jo vetëm që u bë prind me gruan e tij, por djalin e rriti për t’u bërë doktor.

Kur Sader nga Siria, djali i Jad lindi, ai u prit dhe rrit në këtë botë si çdo fëmijë tjetër. Sader thotë se kujton se u rrit me shumë dashuri si fëmijë dhe se babi i tij kalonte shumë kohë duke luajtur me të.

Edhe fqinjët e tyre i mirëpritën dhe mbështetën si familje, që ndikoi shumë pozitivisht për ta.

Me ëndrra të mëdha për djalin e tij, Jad, që punonte në një mulli gruri, filloi të kursente para për ta shkolluar djalin e tij. Ai bëri gjithçka kishte në dorë për të mbështetur familjen.

Dhe, sipas Sader, përkushtimi dhe puna e madhe e babait të tij bëri që ai të ketë të ardhmen më të mirë të mundshme dhe e inspiroi që të mësonte shumë dhe të bëhej doktor.

Mendoj se do të isha shumë më pak entuziast për jetën dhe më pak i pasionuar për punën që bëj po të mos ishte babai im i veçantë”, thoshte Sader në një postim në rrjetet sociale.

Sader tani është një dentist, që është një nga profesionet më të paguara në Siri dhe Jad është shumë i lumtur për të birin e tij. Kur djali i tij ishte akoma student, Jad ua prezantonte njerëzve duke u thënë “djali im është doktor”, me një shkëlqim në sytë e tij.

Sader gjithashtu tregon se pavarësisht se janë bashkë për dekada, dashuria mes prindërve të tij është akoma sikur të ishin martuar dje. Ata i kuptojnë nevojat e njëri-tjetrit në mënyrë të përkryer.

Ai e pranon se suksesi i tij është meritë e babait dhe se është krenar për babain e tij, ashtu si babai i tij është krenar për të.

Youtube

Arkiva

Kategoritë