Enj, Dhj 12, 2024
Banner Top
Banner Top
Faktorë që tregojnë se lidhja juaj do të zgjasë

Në fillimet e cdo lidhjeje, njerëzit kanë tendencë të besojnë që lidhja e tyre do të zgjasë përgjithmonë. Por, kur lidhja kthehet në rutinë njerëzit fillojnë e ndërrojnë qasje dhe mendim mbi lidhjen e tyre të dashurisë.  Janë disa faktor që ndikojnë në fatin e shumë lidhjeve dashurie, e ato janë:

Ju keni të njëjtin status social – në fillim të një lidhje dashurie këto dallime kalojnë pa u vërejtur, por kjo vihet në pah pas një kohe. Nëse të dy jeni rritur pothuajse në kushte të njëjta e keni një status të njëjtë shoqëror, kjo tregon që lidhja juaj mund të zgjasë.

Keni humor të njëjtë – ndonjëherë sensi i humorit, është përcaktues për shumë raporte – e këtu nuk bën përjashtim as raporti dashuror.

Keni pikëpamje të njëjtë për prindërimin – pra mendoni njëjtë në mënyrën se si duhet rritur një fëjmijë.

Qëndrimi lidhur me financat është i njëjtë – kjo cështje është shumë delikate, por luan një rol të rëndësishëm në një lidhje./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë