Enj, Kor 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Fakte që duhet t’i dini përpara se të vendosni proteza

Buzëqeshja e bukur, është ëndrra e gjithsecilit. Prandaj, për dhëmbë të renditur si duhet, shumë persona vendosin proteza.

Përpara se t’i vendosni ato, ne do ua japim disa përgjigje mbi pyetjet që mund t’i keni për proteza.

A dëmtohet smalti i dhëmbëve?

Shkatërrimi i smaltit të dhëmbëve ndodh për shkak të mungesës së higjienës orale. Për ta shmangur këtë gjë, është mirë që kur keni proteza t’i pastroni dhëmbët pas çdo vakti.

Sa kohë duhet t’i mbani protezat?

Mesatarisht, personat i mbajnë protezat nga një vit e gjysmë deri në dy vjet, por dallon shumë nga rasti në rast.  Ndonjëherë ndodh që protezat të mbahen edhe katër  vjet me radhë.

A është dhimbshëm procesi vendosjes së protezave?

Procesi i vendosjes së protezave, nuk është i dhimbshëm dhe mund të zgjasë diku rreth një orë. Fillimisht ortodonti i vendos ato në qiellzën lart e më pas poshtë. Pjesa më e vështirë për pacientin është periudha disa ditore pasi i vendos protezat.

A duhet t’i largoni ‘dhëmbët  e pjekurisë’?

Ndonjëherë për t’i drejtuar dhëmbët duhet që t’i largoni dhëmbët e pjekurisë, por edhe kjo dallon nga rasti në rast.

Çfarë ndodh pasi t’i largoni protezat?

Pasi dhëmbët janë në formën e duhur, e duhet t’i largoni protezat, ortodonti ia vendos një tel tjetër mbajtës. Arsyeja pse bëhet kjo është që dhëmbët kanë tendencë të rikthehen sërish ashtu siç kanë qenë para vendosjes së protezave. Madje, ka raste tek të rriturit që duhet ta mbajnë për tërë jetën. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë