Rastet me ethe të barit janë në rritje e sipër dhe tani godet një në katër persona, thotë Glenis Scadding, një këshilltare për alergji në spitalin Mbretëror Kombëtar për fyt, hundë dhe veshë. Ajo thotë që ilaqet e zakonshme për trajtimin e etheve të barit mund të jenë me rrezik pasi që ulin funksionin kognitiv dhe aftësinë për vozitje. Ajo rekomandon të kërkohet ndihmë profesionale nëse simptomat janë të paqarta ose të komplikuara.
MERRNI MASA PARANDALUESE
Qelësi i efektivitetit maksimal është marrja e hershme e medikamenteve kundër etheve të barit, thotë Holly Shaw, këshilltare infermieresh në Allergy UK.
Njerëzit me ethe bari këshillohen të përdorin sprej për hundë dy javë para se të fillojnë simptomat. Nëse ju duhen këshilla për ilaqet, Shaw këshillon të diskutoni me një farmacist. Ajo poashtu thekson ndikimim që poleni mund ta ketë tek ata që vuajnë nga astma, 80% e të cilëve do të vuajnë edhe nga ethet e barit. “Poleni mund të jetë nxitës alergjik për njerëzit që vuajnë nga astma. Menagjimi i simptomave të etheve të barit ka rol të rëndësishëm në mbajtjen nën kontroll të astmës”.
KONTROLLOJENI PRANINË E POLENIT
Është mirë ta dini se sezoni i polenit ndahet në tre sektorë: në hemisferën veriore, poleni i drunjëve prej fundit të marsit deri në gjysmë të majit, poleni i barërave prej gjysmë majit deri në korrik dhe poleni i drithërave prej fundit të qershorit deri në shtator. NHS rekomandon vendosjen e syzave kur jeni jashtë.
MOS E SJELLNI POLENIN NË SHTËPI
Poleni mund të bartet në shtëpinë tuaj nga veshjet tua apo kafshët shtëpiake. Këshillohet t’i ndërroni rrobat pasi të futeni në shtëpi nga jashtë. Allergy UK këshillon të mos i thani rrobat jashtë dhe ti mbani dritaret mbyllur kur nivelet e polenit janë të larta. NHS poashtu rekomandon të mos preni barin ose të ecni ne bar të prerë, dhe të mos mbani lule të freskëta në shtëpi.
ZVOGËLOJENI STRESIN
Studimet tregojnë se stresi mund t’i pershkallëzojë alergjitë. Dr Ahmad Sedaghat, specialist për veshë, hundë dhe fyt shpjegon efektet e mundshme të lidhjes mendje-trup në semundje inflamantore. “Stresi mund ta keqëzojë reagimin alergjik. Nuk e dimë saktësisht pse, por ne mendojmë se hormonet e stresit mund ta rritin reagimin e sistemit imunitar që veqse është i ekzagjeruar në përballje me substanca alergjene”. Meditimi, ushtrimet dhe ushqyerja e shëndetshme janë metoda efektive për uljen e stresit./Familja Jonë