Mër, Dhj 8, 2021
Banner Top
Banner Top
Edhe pacientët në Klinikën e Pulmologjisë votojnë në zgjedhjet lokale

Edhe pacientët në Klinikën e Pulmologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, e kanë pasur mundësinë të votojnë sot në zgjedhjet lokale.

Kështu bëri të ditur pulmologu, dr. Flamur Marku, i cili, në një prononcim për portalin Familja Jonë, theksoi se u është mundësuar të gjithë pacientëve të votojnë për të zgjedhur kryetarin e komunës së tyre për katër vitet e ardhshme.

“Po, pacientët e kanë mundësinë të votojnë.Ne si staf jemi përkujdesur që emrat e pacientëve të shtrirë të dërgohen më herët në Komisionin Qendror Zgjedhor, ashtu që këtë të drejtë ta shfrytëzojnë të gjithë”, theksoi Marku për portalin Familja Jonë.

Tutje, ai theksoi se fletëvotimet ishin vetëm për pacient dhe deri më tani janë paraqitur 62 pacientë për të votuar.

“Fletëvotimet kanë qenë vetëm për pacientë, jo për staf shëndetësor. Aktualisht 62 pacientë e kanë shfrytëzuar të drejtën për votim”, përfundoi ai. /familjajone

Arkiva

Kategoritë