Mar, Mar 10, 2026
Banner Top
Banner Top
Dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer mbi 3 mijë analiza laboratorike

Spitali Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar për disa nga shërbimet që janë ofruar në çdo repart të spitalit.

Sipas njoftimit, dje në këtë spital 273 Pacientë kanë kryer gjithsej 3,365 analiza laboratorike.

Në njoftim është bërë e ditur se nga 4 lindje që kanë qenë dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, lindën 3 vajza dhe 1 djalë.

Të dhënat tjera që ky spital ka publikuar lidhur me shërbimet që janë kryer dje janë:

  • 486 Vizita specialistike
  • 41 Pranime të reja
  • 183 pacientë të shtrirë aktualisht
  • 12 Operacione të kryera me sukses
  • 36 Dializa
  • 92 Rëntgen • 40 Ultrazëra • 14 MRI
  • 13 Ehokardiografi • 6 Ergometri • 5 Kollonoskopi
  • 42 Shërbime fiziatrike

Youtube

Arkiva

Kategoritë