Mër, Pri 15, 2026
Banner Top
Banner Top
Disa nga faktorët që mund të ndikojnë në rritjen e kolesterolit

Në rast të mos-menaxhimit të mirë të kolesterolit ai mund të kontribuojë në grumbullimin e pllakave në arterie, gjë që krijon bllokime që rrisin rrezikun për atak në zemër ose goditje në tru.

Fatkeqësisht, kolesteroli i lartë nuk karakterizohet me simptoma. Andaj, ekspertët rekomandojnë që të kontrolloni kolesterolin tuaj cdo vit.

Çfarë e shkakton kolesterolin e lartë?

Një dietë e pashëndetëshme

Një dietë e lartë me yndyrna të ngpura është një nga faktorët që ndikon në rritjen e kolesterolit. Këto yndyrna gjenden në produktet e qumështit, ushqimet e skuqura, proshutë dhe lloje tjera të mishit.

Mungesa e aktiviteteve

Mungesa e aktivitetit fizik të mjaftueshëm është një tjetër faktor rreziku i rëndësishëm për zhvillimin e kolesterolit të lartë

Pirja e duhanit

Hulumtimet kanë treguar se pirja e duhanit ka lidhëshmëri me nivele të larta të kolesterolit LDL dhe triglicerideve, si dhe niveleve të ulëta të kolesterolit HDL.

Mbipesha

Yndyrna e lartë lidhet me mbipeshën ose obezitetin, e cila mund të rrisë sasinë e kolesterolit LDL që prodhon mëlçia juaj. Ai gjithashtu ngadalëson aftësinë e trupit tuaj për të larguar kolesterolin LDL nga gjaku juaj.

Gjenetika

Kolesteroli i lartë mund të jetë i trashëguar, sepse gjenet tuaja kontrollojnë se sa kolesterol prodhon trupi juaj. Kjo gjendje fillon që në lindje dhe rrit rrezikun për të pasur sëmundje të zemrës në moshë të hershme. /Insider

Youtube

Arkiva

Kategoritë