Mar, Jan 14, 2025
Banner Top
Banner Top
Detyrimi që i bëni fëmijës për t’i përqafuar të rriturit, është gabim!

Të rrallë janë ata fëmijë, që dëshirojnë të përqafohen nga të rriturit – sidomos nga ata që nuk i njohin mirë.
Shumë prindër mund ta kenë shprehi t’i detyrojnë fëmijët e tyre që t’i përqafojnë të rriturit, por kjo gjë është shumë e gabuar.

Ata mund të mendojnë që ‘është në rregull’ nëse preken nga të rriturit
Fëmijët nuk mësojnë vetëm nga prindërit, por edhe nga të afërmit. Kur të afërmit e fëmijës afrohen dhe e puthin pavarësisht që nuk duan – ata dalëngdalë mund ta normalizojnë aktin. Për këtë arsye ju duhet t’ua mësoni fëmijës dallimin mes një prekje me qëllim të mirë dhe një prekjeje me qëllim jo aq të mirë.

Fillojnë të besojnë që prindërit nuk interesohen për rehatinë e tyre
Nëse fëmija juaj refuzon që t’i dhurojë një përqafim të afërmve të tyre, atëherë ju mos i detyroni pasi ata mund të besojnë që ju e vlerësoni rehatinë e tjerve përpara rehatisë së fëmijës.

Mund të jetë një aryse pse nuk dëshirojnë t’i përqafojnë
Nëse fëmija juaj refuzon që ta parqafojë dikë, mund të jetë një arsye! Pra, i afërmi mund t’i ketë bërë ose thënë dicka!/Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë