Enj, Dhj 12, 2024
Banner Top
Banner Top
Çrregullimet e nyjes temporomandibullare (dhimbjet e nofullës)

Shkruar nga Dr.Shkelzen Ibishi

Nyja temporomandibullare(nyja e nofullave)është nyja  më komplekse nga të gjitha nyjet në trupin e njeriut.

Është e vetmja nyje në organizëm që është e lidhur direkt më nyjën e anës tjetër.

Simptomat e çrregullimit të nyjës janë: dhimbja, kërcitjet në nyje gjatë kafshimit,lëvizja në njërën anë dhe bllokimi i nyjës  si dhe dalja e kokës së nofullës nga hapësira artikuluese që njihet si dislokim i nyjës.

Problemet që çojnë në çrregullim të këtij disbalanci janë: kafshimi jo I mirë, nxirrja e parakohshme  e vështirësuare dhëmbëve dhe  trajtimi jo I mirë i hapësirave të mbetura  pas nxjerrjes.

Po ashtu ka edhe probleme tjera si traumat nga goditjet ,rrëzimi dhe lëndimi i nofullave në aksidente dhe traumat e shkaktuara nga rregullimi jo korrekt i dhëmbëve , tensioni emocional ,vetitë e këqija siç janë:  kafshimi i gjësendeve ,mbajtja e objekteve plastike në gojë , kërcitja  e dhëmbëve natën etj.

Si ta trajtojmë problemin?

Trajtimi i nyjës temporomandibullare duhet të bëhet në disa mënyra.

Varësisht nga shkaktari dhe nga çrregullimi duhet të bëhet edhe menaxhimi i problemit të nyjës. Të gjitha llojet e terapisë janë kombinim dhe  diçka që është e suksesshme  për dikë nuk dmth të jetë për dikë tjetër do të thotë është individuale .

Rastet kur dhimbja shkaktohet nga hapja e gojës dhe dhimbja është therëse fillohet me analgjetik siç është(brufen 400mgx3 ) pastaj aplikimi i leckave të ftohta me ndërprerje dhe ushtrimet specifike .

Në rastet kur ka dhimbje e cila është shkaktuar nga disbalanci i muskujve  fillohet me eliminimin e shkaktarit ,vazhdohet me ushtrime ditore , pastaj terapi fizikale(aplikimi llaserit për stimulim të qarkullimit të gjakut dhe elektroterapia).

Në rastet ku problemi është kërcitja e dhëmbëve, fillohet me relaksimin e muskujve  pastaj me deprogramim të nyjës me splint(pllakë plastike biokompatibile) të cilat duhet të jenë të personifikuar për secilin rast dhe jo me splinta të thjeshtë sepse gjendja mund vetëm të vështirësohet.

Në rastet e dhimbjeve kronike të nyjës kur çrregullimi është shumë i avancuar intervenohet me shpëlarje të nyjes e cila duhet të bëhet vetëm nga specialistët ,aplikimi I acidit hialurinikdhe medikamente të tjera për relaksim. /Famiilja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë