Mër, Pri 30, 2025
Banner Top
Banner Top
Çka po ndikon në palumturinë e të rinjve?

“A e kanë shkatërruar rininë, telefonat e mencur?” – është pikërisht kjo pyetja që parashtron në në hulumtimin e saj, profesoresha e psikologisë, Jean Twenge.

Në këtë studim Twenge, argumenton që personat e lindur pas vitit 1995 janë në ‘krizë mendore’  – dhe ajo beson që kjo ka lidhje me rritjen e përdorimit të telefonave të mencura.

Studimi argumenton që  të rinjt që shpenzojnë  më shumë se një orë ose dy në ditë duke gjurmuar nëpër rrjete sociale, janë më pak të lumtur se sa ata që kalojnë më pak se një orë në ditë në telefon të mencur.

Ky hulumtim përvec shkaktarit që po ndikon në palumturinë e të rinjve, gjeti edhe zgjidhjen.

Sipas Twenge, lumturia është e lidhur me sportin si dhe socializimin sy më sy.

Ky nuk është hulumtimi i parë që lidh depresionin dhe palumturinë me rrjetet sociale./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë