Pre, Dhj 13, 2024
Banner Top
Banner Top
Chicken Alfredo Pasta (11+)

Gatuar nga: Getoarbë Mulliqi Bojaj
Mama.sunshine.food

1 kofshë pule
2 grusht spinaq
2 lugë pasta
1 lugë kos
Majdanoz të freskët, qepë pluhur, hudhër pluhur

Spinaqin e grimcuar e lëmë në ujë nga mëngjesi.
Spinaqi zihet veçmas dhe me pas kofsha zihet së bashku me majdanoz, qepë pluhur dhe hudhër pluhur.
Kur kofsha të jetë zier (preferohet së paku 40 minuta) atëherë bluhet me spinaqin e zier paraprakisht dhe me kos.
Një pjesë të ujit të kofshës zihen pastat, sipas instruksioneve në paketim.
Pjesën e mbetur të ujit, mund ta ruani në frigorifer për darkë dhe ta përgatisni me polente.

          -Receta e autentike përgatitet me ajkë të thartë në vend të kosit.

KONSULTOHUNI me pediatrin e bebeve para se t’i prezantoni ushqimin, gjithashtu informohuni për ushqimet që kanë veti alergjene!‼️ /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë