Në episodin e kaluar të emisionit “Familja Jonë” në Kanal 10, radiologia Nazmije Bushi Nishori nga Royal Imaging Center solli informacione të rëndësishme për të gjithë ata që kanë kaluar një ndërhyrje në gjendrën hipofizare.
Ajo foli për kujdesin pas operacionit, rëndësinë e kontrollit të vazhdueshëm mjekësor, ndjekjen e terapisë dhe monitorimin e funksioneve hormonale.
Për shumë pacientë, kjo periudhë është vendimtare për rikuperim të plotë dhe ruajtjen e balancës hormonale në trup. Nëse e keni humbur këtë temë të vlefshme, mund ta gjeni episodin online në kanalet tona.













