Hën, Tet 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë duhet të hanë gratë me vezore policistike?

Me siguri që të gjithëve iu ka rastisur të takoni gra që nuk e kanë të rregullt ciklin menstrual?

Ajo që është tipike për ciklin menstrual është që gruaja duhet të gjakos çdo 21 deri në 35 ditë, por kjo ndryshon nga një grua në tjetrën.

Por ka të tilla që që nga hera e parë kur kanë pasur gjakderdhje, nuk i kanë pasur të rregullta. Arsyeja kryesore për çrregullimin e ciklit, është Sindromi i Vezoreve Policistike.

Ushqimet e shpejta , të procesuara  dhe të sheqerosura duhet të largohen nga menyja një orë e më parë,  pasi insulina luan një rol kyç në PCOS dhe pacientët përmes ushqimit duhet ta menaxhojnë atë.

Në përgjithësi pacientët me vezore policistike nuk duhet të konsumojnë: karbohidrate, ushqime të shpejta, pije të gazuara, e mish te kuq.

Ju mund të konsumoni të gjitha ushqimet e tjera të shëndetshme, dhe do t’i vini re përmirësimet qysh në javët e para. Por për t’ua lehtësuar do ua shpalosim një plan diete që mund ta filloni nga dita e sotme.

Të hënën filloni me drithëra, arra dhe kanellë. Për drekë karkaleca, sallatë jeshile dhe një ve të zier, kurse për darkë sërish mish pule me një pjesë të bukës pa gluten.

Për mëngjesin e të martës merrni një kos grek, mjaltë, drithëra, bajame dhe një lëng limoni. Në drekën e së martës hani një sallatë pule dhe gjysmë filxhani dredhëza, kurse për darkë salmon, patate të ëmbla dhe kungull.

Ditën e tretë të javës filloni me dy vezë të fërguara, djathë pa yndyrë. Për drekë një hamburger me mish pule me bukë pa gluten, sallatë me domate dhe tranguj kurse për darkë karkaleca dhe lulelakër.

Mëngjesin e të enjtes filloni me dy vezë të ziera, një pjesë buke pa avokado, ullinj dhe arra indiane. Për drekë oriz, salmon me avokado kurse për darkë mish pule, supë dhe gjysmë banane.

Të premten sërish drithëra me kos grek, mjaltë dhe ananas për të vazhduar në drekë me mish të bardhë me perime, kurse në darkë karkaleca me oriz.

Ditën  e parë të vikendit për mëngjes përgatitni dy vezë të fërguara me kërpudha, djathë dhe gjysmë molle. Për drekë një sallatë me domate dhe kërpudha kurse për darkë mish të pjekur me të shoqëruar  me speca, qepë e patate të ëmbla.

Mëngjesin e të dielës filloni me dy vezë të fërguara, spinaq, qepë, speca të kuq dhe kërpudha. Për drekë mish pule, avokado, sallatë të gjelbër dhe një portokall kurse për darkë bëni mish pule me kërpudha, karota e brokoli.

Pacientët me PCOS duhet të ndjekin një dietë të përafërt me këtë, por ajo që duhet të kenë patjetër kujdes është që pjata e tyre t’i ketë gjithmonë perime.

Perimet dhe ushqimet e tjera që kanë vlera të larta ushqyese janë çelësi për t’i minimizuar problemet që kanë gratë me vezore policisitike, prandaj mos harroni, shëndeti është tek mënyra se si ushqeheni!/Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë