Mar, Maj 5, 2026
Banner Top
Banner Top
Certifikohen 33 koordinatorë të cilësisë në kuadër të SHSKUK-së

Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) dhe partnerin strategjik International Health Services (IHS), ka organizuar për herë të parë trajnimin për koordinatorët e cilësisë në kuadër të SHSKUK.

Në këtë trajnim janë certifikuar 33 koordinatorë të cilësisë, me synim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, rritjen e sigurisë së pacientëve dhe fuqizimin e kapaciteteve profesionale në kujdesin spitalor.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, ky trajnimi 4-ditor arriti të përmbushë synimet e paracaktuara duke ngritur kapacitetet teorike dhe praktike të zyrtarëve të cilësisë për të projektuar dhe nisur zbatimin e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë brenda institucioneve shëndetësore të kujdesit spitalor.


“Meqenëse ky aktivitet po fillon rishtas në nivelin tretësor shëndetësor, si i tillë përbën një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të sistemit shëndetësor më cilësor dhe më të besueshëm.” thuhet në njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë