Tdashur konsumatorë,
Përkunder situatës së krijuar nga prania e virusit COVID 19, Buka Bakery garanton që me gjitha kapacitetet e saja do të ketë furnizim të vazhdueshëm, cilësor e të sigurt të Bukëve dhe pjekurinave në të gjitha marketet Meridian Express.
Për Buka Bakery komunikimi i hapur me konsumatorët tanë është shumë i rëndësishëm. Prandaj, ne dëshirojmë t’ju informojmë në menyrë aktive për mënyrën sesi merremi me situatën aktuale të virusit COVID 19 dhe si jemi përgatitur që furnizimi me produktet tona të mos mungojë asnjëherë.
Prioriteti ynë kryesor është shëndeti i punonjësve tanë. Në të njëjtën kohë, ky është parakushti për të siguruar prodhimin dhe sigurinë e furnizimit të vazhdueshëm për konsumatorët tanë.
Masat paraprake të sigurisë që kemi ndërmarrur nuk kanë ndikuar në reduktimin e prodhimit e që vazhdon me potencial të plotë dhe cilësinë e njejtë si deri më tani.
Përveq pajisjeve konstante në fabrikën e prodhimit (uniformë, dorëza, kapele, kalaqe) dhe pastërtisë e rregullave të mirëmbajtjes personale të punjonësve, si masë tjetër sigurie fabrika po qëndron mbyllur për persona të jashtëm. Për këtë qëllim, ne u përmbahemi rregullave të higjienës dhe kontrollit të përgjithshëm sipas standardeve ISO dhe HACCP me shembuj të praktikës më të mirë.
Stafi janë udhëzuar për mënyrën dhe kohën e dezinfektimit të hapësirave të brendshme të punës, mbajtjen e distancës mes vete dhe falë këtyre masave, ata po ndihen shumë të motivuar dhe sigurohen që prodhimi të vazhdojë jo vetëm në situatën aktuale, por edhe nën kushte edhe më të vështira.
Nëse keni ndonjë pyetje, shqetësim ose sfidë të veçantë që mund të jemi në gjendje t’i zgjidhim së bashku, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni.
Ne jemi të bindur që së bashku të tejkalojmë sfidat e javëve të ardhshme.
Ju urojmë gjitha të mirat, veçanërisht për të qëndruar të shëndetshëm!
Gjithmonë pranë jush,
Buka Bakery!