Hën, Tet 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Bashkërendimi i njësisë koronare të QKSUK-së dhe Shëndetësisë primare jep frytet e para, shpëtohen  tri jetë

Bashkërendimi i njësisë koronare të QKSUK-së dhe Shëndetësisë primare jep frytet e para, shpëtohen tri jetë. Këtë e ka bërë të ditur Dr. Bujar Gashi.

“Sot kam kënaqësinë të paraqes para jush rezultatet e para të programit nacional për infarktin akut, të miokardit me Stevlim brenda 120 minutave”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Ai ka treguar se për sa kohë janë kryer intervenimet.

“Nga data 08.07.2019 deri më sot janë realizuar tri raste që të gjitha në kohë rekorde në më pak se 100 minuta nga minuti i thirrjes së pacientit, vizita nga ekipet e QMU-së, transporti direkt në sallën për kateterizim koronar e deri tek përfundimi i stentimit. Gjithmonë prioritet i yni është: shëndeti dhe jeta e qytetarit”.

“Falënderimet për bashkëpunim dhe koordinim të plotë shkojnë për Qendrën e Mjekësisë Urgjente, Qendrat e Mjekësisë Familjare, SHSKUK -Kardiologjinë Invazive. Urime qytetarë të Prishtinës”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Youtube

Arkiva

Kategoritë