Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Asnjëherë mos i injoroni këto simptoma të zemrës

Jo të gjitha problemet e zemrës vijnë me shenja të qarta paralajmëruese. Disa simptoma të zemrës as nuk ndodhin në gjoksin tuaj, dhe nuk është gjithmonë e lehtë të dihet se çfarë po ndodh.

“Kjo vlen posaqërisht nëse jeni 60 vjeç ose më i vjetër, jeni me mbipeshë ose keni diabet, kolesterol të lartë, ose presion të lartë të gjakut”, thotë Vincent Bufalino, MD, një zëdhënës i Shoqatës Amerikane të Zemrës.

 “Sa më shumë faktorë rreziku të keni,” thotë ai, “aq më shumë duhet të shqetësoheni për ndonjë problem që mund të ketë lidhje me zemrën.”

Sidomos kujdes të shtuar duhet pasur nga këto probleme:

1. Siklet në kraharor

Është shenja më e zakonshme e sulmit në zemër. Nëse keni një arterie të bllokuar mund të ndjeni dhimbje, shtrëngim ose presion në gjoks.

Ndjenja zakonisht zgjat më shumë se disa minuta. Mund të ndodhë kur jeni në pushim ose kur bëni diçka fizike.

Nëse është vetëm një dhimbje e shkurtër – ose nëse është një pikë që ju dhemb më shumë kur e prekni ose shtyni atë – ndoshta nuk ka lidhje me zemrën, thotë Chambers.

Gjithashtu, mbani në mend se mund të keni probleme në zemër – madje edhe një sulm – pa dhimbje në gjoks. Kjo është veçanërisht e zakonshme në mesin e grave.

2. Të përziera, tretje, urth ose dhimbje stomaku

Disa njerëz kanë këto simptoma gjatë një sulmi në zemër. Ata madje mund të vjellin, thotë Chambers.

Gratë kanë më shumë gjasa të raportojnë këtë lloj simptomë sesa burrat.

Sigurisht, ju mund të keni dhimbje stomaku për shumë arsye që nuk kanë asnjë lidhje me zemrën. Mbi të gjitha mund të jetë vetëm dicka nga ushqimi. Por duhet të jeni të vetëdijshëm se mund të ndodhë edhe gjatë një sulmi në zemër.

3. Dhimbje që përhapet në krah

Një tjetër simptomë klasike e sulmit në zemër është dhimbja që rrezaton poshtë anës së majtë të trupit.

“Pothuajse gjithmonë fillon nga gjoksi dhe lëviz jashtë”, thotë Chambers. “Por unë kam pasur disa pacientë që kanë kryesisht dhimbje krahu që rezultuan se ishin sulme në zemër.”

4. Dhimbje në fyt ose nofull

Në vetvete, dhimbja në fyt ose nofull ndoshta nuk ka lidhje me zemrën. Me shumë gjasa, është shkaktuar nga një çështje muskulore, nga të ftohtit ose nga një problem i sinusit.

Por nëse keni dhimbje ose presion në qendër të gjoksit tuaj që përhapet në fyt ose nofull, mund të jetë një shenjë e një sulmi në zemër./Familja Jonë

Tags:

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë