Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet që një qytetar nga Vushtrria është arrestuar nën dyshimin që ka tentuar të shes miell përmes rrjetit social Facebook.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nëpër mes rrjeteve sociale në Facebook kishte postuar se ka miell për të shitur 100 kg me çmim 80€. Njësiti policor së bashku me Inspektorët Komunal kanë hasur në të dyshuarin i cili në automjetin e tij kishte pasur të ngarkuar shtatë (7) thasë miell nga 25 kg. I njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt”, shkruhet në raport.
Përndryshe kërkesa për miell është rritur në mënyrë drastike që nga java e kaluar, si shkak i paraqitjes së koronavirusit.













