Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Arrestohen tre persona në Gjakovë: Dyshohet se lëshonin teste të falsifikuara për COVID-19

Fotoja: Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka arrestuar tre persona, njëri pronar i një laboratori në Gjakovë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë lëshuar teste të falsifikuara për COVID-19.

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Gjakovë (NJRHKEK–Gjakovë) ka filluar hetimet bazuar në informatën e pranuar se në një laborator lëshoheshin teste COVID të falsifikuara sipas dëshirës së klientëve dhe pa prezencën e personave që ju duhej vërtetimi.

Sipsa komunikatës për medie hetuesit policor kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Gjakovë kanë ndërmarr një sërë veprimesh të nevojshme hetimore-operative dhe në koordinim me Prokurorin kompetent kanë zbatuar Urdhrin e pranuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë, duke aplikuar masat e veçanta të hetimit dhe përmes tyre kanë siguruar prova të mjaftueshme ku vërtetohet dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari me iniciale (A.Sh.) ka kryer veprën penale ,,Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe ,,Falsifikim i dokumenteve” ndërsa të dyshuarit me iniciale (N.Sh.) dhe (S.P.) kanë kryer veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.

Sot me datë 24.11.2021 me urdhër të gjykatës kompetente në Gjakovë në bashkëpunim me Inspektorët Shëndetësor nga Ministria e Shëndetësisë është realizuar një kontroll në Laboratorin në fjalë me pronar të dyshuarin me iniciale (A.Sh.).

Të dyshuarit janë arrestuar dhe në prezencë të Avokatëve mbrojtës janë intervistuar.

Pas intervistimit është njoftuar Prokurori kompetent për të gjitha veprimet e ndërmarra dhe ndaj të dyshuarit (A.Sh) lëshon Aktvendim për ndalim 48 orë, ndërsa për të dyshuarit (N.Sh) dhe (S.P) vendos të lirohen në procedurë të rregullt.

Youtube

Arkiva

Kategoritë