Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë,ka arrestuar 14 persona në një hark kohor prej katër ditëve (7-11 dhjetor), në kuadër të planifikimeve operacionale.
“Nga ky numër tetё (8) personat e arrestuar janë dërguar nё vuajtje tё dënimeve me burg efektiv, kurse ndaj gjashtё (6) personave tё arrestuar Gjykata Themelore nё Pejё e ka mundësuar shndërrimin e dënimeve me burg nё tё holla dhe sipas dispozitave ligjore nё fuqi ndaj këtyre 6 personave urdhëresat janë realizuar nё tё holla”, thuhet në njoftimin e Policisë. /familjajone











