Klinika stomatologjike ADC, me mbi 25 vite përvojë në ofrimin e shërbimeve profesionale dentare, vazhdon të gëzojë besimin e pacientëve nga fusha të ndryshme të jetës publike.
Së fundmi, në ambientet e klinikës u mirëpritën dy personalitete të njohura: artisti i mirënjohur shqiptar Kastriot Tusha, tenor i dalluar i skenës operistike shqiptare, si dhe Remzi Ejupi, një nga emrat më të njohur të biznesit në Kosovë.
Vizita e tyre në ADC dëshmon besimin e ndërtuar ndër vite ndaj punës profesionale, përkushtimit dhe kujdesit të vazhdueshëm që klinika ofron për çdo pacient.
Nga ADC u shprehën falënderime për vizitën dhe besimin, duke theksuar se është privilegj të kujdesen për buzëqeshjet e njerëzve që frymëzojnë dhe lënë gjurmë në fushat e tyre.
Me më shumë se dy dekada përkushtim, ADC mbetet e fokusuar në ofrimin e shërbimeve stomatologjike cilësore dhe në ruajtjen e besimit të pacientëve.













