Die, Tet 13, 2024
Banner Top
Banner Top
A e lehtëson kafeina dhimbjen e kokës?

Të gjithë kanë dhimbje koke herë pas here. Dhe shumica prej nesh e dimë se ka kafeinë në atë që pimë dhe hamë çdo ditë. A keni menduar nëse ka ndonjë lidhje? A është e mundur që kafeina të shkaktojë dhe shërojë një dhimbje koke?

Si ndihmon kafeina?

Kur ju dhemb koka, ju doni që ta ndaloni dhmbjen shpejt. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për dhimbje që shkaktohet nga ngritja e tensionit apo  migrenë, kafeina mund të ndihmojë. Kjo është arsyeja pse është një përbërës në shumë lehtësues të dhimbjes. Mund t’i bëjë ato deri në 40% më të efektshme. Ndonjëherë ju mund të ndaloni dhimbjen vetëm duke pasur kafeinë.

Kafeina ndihmon në uljen e inflamacionit, dhe kjo mund të sjellë lehtësim. Ajo gjithashtu jep një forcë për mjetet e zakonshme të dhimbjes së kokës. Pavarësisht nëse përdorni aspirinë, ibuprofen ose acetaminofen, ato funksionojnë më shpejt dhe më mirë dhe e mbajnë larg dhimbjen për më gjatë kur kombinohen me kafeinën.

Një gjendje shumë e rrallë e quajtur dhimbje koke hipnike i përgjigjet veçanërisht mirë kafeinës. Këto godasin të moshuarit, duke i zgjuar ata në mes të natës me dhimbje të forta. Mjekët zakonisht njerëzve me kësi lloj dhimbjeje u rekomandojnë që të pinë një filxhan kafe para gjumit.

Mjaft e çuditshme, ajo që e bën kafeinën të efektshme në qetësimin e dhimbjes, gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje koke.

Meqenëse kafeina ngushton enët e gjakut që rrethojnë trurin tuaj, kur ndaloni ta merrni atë ato zgjerohen përsëri, dhe kjo mund të shkaktojë dhimbje.

Tërheqja: Trupi juaj mësohet aq shumë me efektet e kafeinës sa që kur nuk e keni atë në sistemin tuaj, ju pësoni tërheqje. Një dhimbje koke është një nga simptomat. Por, kjo mund të ndodhë edhe kur përdorni kafeinë rregullisht, edhe aq pak sa një filxhan kafe në ditë.

Përdorimi i tepërt i ilaçeve: Kafeina gjithashtu mund të jetë një faktor në atë që njihet si një përdorim i tepërt i ilaçeve. Kjo mund të ndodhë kur merrni shumë nga çdo lloj qetësuesi të dhimbjes ose e merrni atë shpesh. Kur ilaçi ndalon efektin, dhimbja kthehet më keq se më parë. Kur kombinoni kafeinën me qetësuesit e dhimbjes kjo gjendje ka më shumë të ngjarë.

Çfarë mund të bëni?

Jini të vetëdijshëm se si kafeina ndikon tek ju, dhe kushtojini vëmendje se në çfarë sasie ta përdorni. Nëse keni migrenë, ose nëse e keni shpesh dhimbje koke, përpiquni të ulni sasinë e kafeinës ose ta shmangni plotësisht atë. E mira është që ta bëni atë gradualisht. Nëse hiqni dorë papritur, mund të zgjasë deri në një javë për të kaluar simptomat e tërheqjes.

Bëhuni vetë menaxhues të stresit. Ju mund të jeni në gjendje të largoni një dhimbje koke me teknika relaksimi, meditim ose masazh në vend që të përdorni ilaç ose kafeinë./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë