Nëse dëshironi të jetoni të shëndetshëm, duhet të dini edhe për hulumtimet e fundit shkencore rreth kësaj teme. Më poshtë do i lexoni disa hulumtime lidhur me jetesën e shëndetshme.
Puna në një sallon ku rregullohen thonjtë mund të jetë e rrezikshme – Shkencëtarët e Universitetit të Kolorados, kanë kaluar një vit e gjysmë në gjashtë lokacione ku rregullohen thonjtë në Kolorado. Ata e kanë studiuar cilësinë e ajrit në këto vende. Në të gjashtë sallonet, u kuptua që në ajër ka elemente toksike që mund të shkaktojnë shumë sëmundje.
Hulumtuesit gjykuan që nëse një person thithë atë ajër për 20 vjet, ka 100 herë më shumë mundësi se të tjerët për tu prekur nga kanceri.
Ndriçimi me të kaltër dëmton sytë – ekspertët francez nga National Agency on Food, Environmend and Labor Control, gjetën që dritat me ngjyrë të kaltër kanë ndikim negativ në shëndetin e njeriut. Ata u shprehën që ky lloj ndriçimi është i dëmshëm për retinën e syve. Hulumtuesit rekomanduan që fëmijët të mos ekspozohen në dhoma të tilla, pasi sytë e tyre janë shumë të ndjeshëm.
Orari i ushqimit – Hulumtuesit e Cambidge and Manchester Universities, gjetën që kur një person ha gjithmonë në të njëjtën kohë është më i shëndetshëm se sa një tjetër që nuk ha me orar. Eksperimentet e bëra nga ta, gjetën që kur një person ushqehet pa orar atëherë trupi nuk mund të dijë diferencën mes ditës dhe natës. /Familja Jone