Nëse zgjoheni me dhimbje fyti mund të mendoni: Mos ndoshta është nga që kam fjetur me dritaren hapur? Kondicioneri ndezur? Specialistët thonë se arsyet pse ndodh kjo, janë nga më të shumtat – dhe shumë shpesh janë të zgjidhshme me në mënyra shumë të thjeshta.
Shumë njerëz mendojnë se kur flenë me dritaren hapur kjo është arsyeja pse ndodh irritimi I fytit, por në fakt më shumë është për shkak të cilësisë së ajrit të dhomës. Në rastin kur ajri i dhomës është më i thatë, mundësia që të shkaktojë irritim të fytit është më e madhe.
Arsye të tjera të zgjimit me dhimbje fyti
Arsyet më të shpeshta të irritimit të fytit janë ajri i thatë në dhomë – kryesisht në dimër, frymëmarrja me gojë, dhe refluksi i stomakut. Po ashtu, dehidratimi, riniti alergjik ose një i ftohtë mund të kthehen në shkaktarë. Personat që gërhasin ose që vuajnë nga apneja e gjumit gjithashtu, kanë më shumë mundësi të kenë shpesh dhimbje fyti.
Pyetjet që duhet të shtrojmë:
A është ajri i dhomës i thatë?
Nëse dyshoni se ajri i dhomës është i thatë, i cili është një problem që më shpesh haset në dimër, mund të përdorni një lagështues ajri. Gjithashtu, pirja e lëngjeve dhe kryesisht ujit para gjumit, mund të ndihmojë.
A po merrni frymë më gojë?
Frymëmarrja me hundë e mban të lagësht gojën dhe fytit. Ndonjëherë kur hundët janë të bllokuara, detyrohemi të marrim frymë me gojë. Për të zhbllokuar hundët mund të përdorni spray nazal me përmbajtje të ndryshme me funksion dekongjestant.
A vuani nga refluksi?
Në personat që vuajnë nga refluksi, simptomat shfaqen më shpesh kur janë shtrirë. Disa forma jastëkësh mund të ndihmojnë, megjithatë një dietë e shëndetshme (e varfër në acide) dhe kontrolli i peshës tuaj mund të ndihmojnë. Po ashtu, mund të përdorni edhe barna që ulin aciditetin e stomakut si omeprazoli para gjumit. Mos hani asnjëherë para gjumi dhe shmangni alkoolin.
Po alergjitë, si ndikojnë?
Alergjitë gjithashtu mund të jenë nxitës të dhimbjes së fytit. Disa këshilla për këto që vuan nga alergjia i gjeni më poshtë:
- Ndryshoni filtrat e kondicionerëve dhe filtruesve të ajrit
- Mos mbani në dhomë të gjumit kafshët tuaja shtëpiake
- Pastroni ose ndryshoni rregullisht tapetet dhe perdet
- Bëni dush në mëngjes (avulli përmirëson irritimin e fytit)
Kërko një konsultë alergologu
Kur është koha të konsultoheni me një mjek?
Nëse përgjigjja juaj është po për ndonjërën nga pyetjet e mëposhtme, duhet të konsultoheni me një mjek:
- Keni dhimbje fyti që nuk lidhet me shkaqet e mësipërme ose me infeksione viral?
- Keni dhimbje fyti që nuk është lehtësuar për disa jave?
Është e rëndësishme të konsultoheni me një mjek nëse keni dhimbje fyti dhe njëkohësisht jeni duhanpirës, keni refluks dhe konsumoni alkool.
Ndër simptomat më shqetësuese është kur dhimbja e fytit shoqërohet me vështirësi në gëlltitje ngjirje të zërit.
Kërko një konsultë onkologu
Fatmirësisht, në shumicën e rasteve dhimbja e fytit nuk është një arsye për shqetësim dhe shpesh kalon vetëm në pak ditë.