Lindja është një proces i paharrueshëm. Sado i vështirë që është për gruan procesi i lindjes, ai sërish mbetet në kujtesë. Kjo pasi dhimbjet e lindjes, janë ‘dhimbje të ëmbla’.
Por trupi i gruas ndryshon shumë dhe shkak i shumë kontakteve me ‘trupa perfekt’ gratë fillojnë të humbasin vetëbesimin.
Një grua që ka lindur, për shkak të presionit social mundohet që t’i mbulojë shenjat që i ka në bark. Prandaj, për ta larguar idenë mbi ‘një trup të bukur’ dhe për t’i bërë gratë ta pranojnë veten siç janë, fotografja, Jade Beall, e ka bërë një set fotografish.
Ajo ka zgjedhur të fotografojë barkun e shumë grave që kanë lindur. /Familja Jone