Në Kosovë 110 raste janë konfirmuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit nga 344 testime të bëra, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Gjithashtu sipas njoftimit gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 163 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.384.
Në total numri i rasteve aktive është 2116.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.831.139 doza të vaksinës.